Showbiz

Rita Ora flet hapur për gabimet e së kaluarës: “Do të doja të isha treguar më e kujdesshme”

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka reflektuar së fundmi mbi episodin që la një njollë në karrierën e saj — festën e ditëlindjes gjatë izolimit për shkak të pandemisë COVID-19 në vitin 2020.

Në një intervistë të sinqertë në podcastin “Reign” me Josh Smith, 34-vjeçarja tha se “ka bërë shumë gabime”, por gjithashtu theksoi se ka nxjerrë mësime të rëndësishme prej tyre.

Ajo pranoi se një nga pendesat më të mëdha ishte mungesa e vetëdijes për ndikimin që kishte tek të tjerët:

Do të doja të kisha qenë më e kujdesshme – ndaj vetes, trupit, shëndetit mendor, por edhe ndaj të tjerëve… Nuk kuptoja sa përgjegjësi kisha si figurë publike

-u shpreh Ora.

Skandali i izolimit që tronditi fansat

Në nëntor 2020, Rita organizoi një festë për 30-vjetorin në Notting Hill, duke shkelur rregullat e izolimit. Vetëm pak ditë më parë ajo kishte udhëtuar drejt Kajros me avion privat, dhe sipas ligjeve britanike të asaj kohe, duhej të karantinohej për 14 ditë — gjë që nuk ndodhi.

Për pasojë, ajo u gjobit me 10,000 funte dhe u përball me kritika të ashpra në publik, ndërsa restoranti ku u mbajt festa humbi përkohësisht menaxhimin dhe rrezikoi licencën.

Në vazhdim, këngëtarja kërkoi ndjesë dy herë:

Ishte një vendim i nxituar. Më vjen thellësisht keq. Mbaj përgjegjësi të plotë. E di që njerëzit po bënin shumë sakrifica në atë kohë dhe ndihem e turpëruar.

Rita tregoi se presioni për të qenë një figurë publike e përgjegjshme është i madh:

Zgjohesh një ditë dhe kupton se ka mijëra njerëz që varen nga ty për frymëzim… dhe ti je vetëm një njeri.

Sot, ajo thotë se e ka përqafuar këtë rol me krenari:

Jam shumë krenare për përgjegjësinë që kam ndaj fansave. Dua të jem transparente, e sinqertë, pa filtra.


Përtej gabimeve, Rita po përjeton një moment të ri krijues. Ajo u martua në vitin 2022 me regjisorin Taika Waititi dhe së fundmi ka publikuar këngën provokuese “Heat”, të cilën e përshkruan si:

Një moment i pastër kënaqësie, frymëzuar nga dashuria, vera, miqtë dhe të qenit në moment. Është e drejtpërdrejtë, sensuale dhe artistike.


Pas një kapitulli të vështirë, Rita Ora tregon se është më e vetëdijshme për veten dhe për ndikimin që ka — e gatshme të ecë përpara me maturi, pa humbur shpirtin e saj krijues.