Lifestyle

Rituali i cili pastron shpirtin dhe liron trupin nga qëllimet e këqija!

Nëse ndieni që po ju bëjnë presion mendimet e rënda, provoni këtë ritual. Kripa është mjet shumë i fuqishëm për pastrim. E akumuluar në damarët e Tokës, kripa bart ngarkesë të fuqishme pozitive e cila është në gjendje të absorbojë energjinë negative. Prandaj, që nga kohët e lashta kripa përdoret në rituale të ndryshme pastrimi. Kjo do të duhej t’ju ndihmojë që të “nxirrni” energjinë negative nga vetja. Për pastrim të energjisë negative, do t’ju duhen një legen, kripë dhe 15 minuta kohë të lirë.

Në legen hidhni kripën dhe me këmbë shkelni 15 minuta në kripë. Imagjinoni që e gjithë energjia negative del nga ju. Imagjinoni si të mposhtni sëmundjen, armiqtë tuaj, si t’i zgjidhni problemet. Lironi emocionet tuaja. Lirisht qani, pastaj me kujdes hiqeni kripën nga shputat dhe lani këmbët. Ujin në të cilin keni larë këmbët, si edhe kripën të cilën e keni shkelur hidheni në WC. Ky ritual bëhet 21 ditë ma radhë.