Kina do të organizojë një gjysmë-maratonë, të parën në botë mes robotëve me dy këmbë dhe 12,000 vrapuesve njerëzorë. Dhjetëra robotë nga 20 firma të ndryshme të teknologjisë do të bëhen gati për një test teknologjik. Ekspozita inxhinierike vjen ndërsa Kina shton përpjekjet e saj për të provuar veten si kryesues në garën e inteligjencës artificiale në raport me SHBA-në. Krahas pretendentëve mekanikë do të jenë 12,000 njerëz për të lejuar një krahasim midis teknologjisë dhe modeleve të saj njerëzore.
Çmimet do të jepen për vendin e parë, të dytë dhe të tretë si zakonisht por këtë herë medaljet mund të varen në qafë të ftohtë metalike. Konkurrentët do të vrapojnë një rrugë 21 kilometra nëpër qytet. Robotët e përfshirë në garë janë nga prodhues të ndryshëm por ka kufizime për llojin e robotit që mund të hyjë në garë. Makineritë duhet të jenë humanoide, që do të thotë se ato kanë një ngjashmëri të madhe me qeniet njerëzore.
Ata duhet të jenë në gjendje të kryejnë ecje ose vrapim duke përjashtuar çdo gjë që përdor rrota. Ndërkaq, Deutsche Bahn (DB) dhe S-Bahn i Mynihut do të mbështeten te qeni robot Spot nga kompania robotike Boston Dynamics për të penguar lyerjen me grafiti në trena. Spot do të mbështesë stafin e sigurisë së DB-së dhe fillimisht do të patrullojë mes trenave të parkuar gjatë natës. Plani është që “qeni robot” të patrullojë në mënyrë autonome midis trenave të parkuar të DB dhe S-Bahn Munich gjatë natës.