Gossip Showbiz

Rogerti akuzon rëndë Artanin! “Ke ushtruar dhunë në familje…”

Rogert Sterkaj ka vijuar ditën e sotme përplasjet e tij me Artan Kolën brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Gjatë një debati, ai nuk i ka kursyer komentet për familjarët e banorëve që janë jashtë, duke u fokusuar veçanërisht te Tani, edhe pse e njeh atë vetëm përmes bisedave brenda shtëpisë.

Dukesh që ke ushtruar dhunë në familje, ndaj gruas

-tha Rogerti në një moment, ndërsa më pas shtoi:

Je qejfli femrash, të pëlqen pija.

Deklarata të këtij lloji kanë shkaktuar kritika nga opinionistët, të cilët vënë në dukje se nuk është e lejuar të përfshihen persona që nuk ndodhen brenda shtëpisë.

Megjithatë, për Rogertin kjo duket të jetë pjesë e strategjisë së tij pa filtra, ku nuk kursen askënd nga banorët e tjerë.