Shtëpia më e famshme në Shqipëri vijon të mbetet në qendër të vëmendjes, ku çdo ngjarje e krijuar brenda “Big Brother VIP Albania” komentohet gjerësisht. Banorët e “BBV5” janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke gjeneruar emocione të forta përmes historive personale, përballjeve dhe marrëdhënieve që ndërtojnë me njëri-tjetrin. Në këtë fazë finale, diskutimet, brenda dhe jashtë shtëpisë, janë fokusuar gjithnjë e më shumë te dinamikat mes tyre dhe zhvillimet e fundit pak pranë finales së madje.
Ndërkohë, gjatë një interviste në Big Brother Radio në Top Albania Radio, moderatorja e njohur Elona Duro ka zhvilluar një bisedë me finalistin Rogert, duke sjellë më shumë detaje dhe reflektime nga eksperienca e tij në shtëpi. Në lidhje me qëndrimin e tij në BBV, ai u shpreh:
Durimin tim njëherë kam menduar se nuk e kam pasur, por paskëm pasur durim derri. Dopjo D. Në çdo moment. Imagjino tani që 7 ditë tani unë s’kam. Unë jam duke u zënë me pjata e me pirunj tani. S’ka më njerëz. Unë dua aktivitet, dua emocione. Këto tani i kanë mësuar të gjitha gjërat dhe po bëjnë bilancin e fundvitit. Bilanci do auditor.
I pyetur se si i janë dukur këto ditët e fundit, Rogerti shtoi:
Unë kam menduar se këto do të jenë më të gjallë, por këto duan vetëm qetësi. Duan të shikojnë vetëm njëri-tjetrin. Sot, për shembull,