Gjashtë gjene të reja me variante të rralla germinale janë të lidhura me rrezikun e kancerit. Ata u identifikuan nga shkencëtarët e ‘’deCODE genetics/Amgen’’ të cilët botuan një artikull në revistën Nature Genetics për të bërë të njohura rezultatet e punës së tyre. Ekipi studiues, i udhëhequr nga Erna V.Ivarsdottir, analizoi tre grupe të dhënash të mëdha gjenetike nga individë me origjinë evropiane, duke përfshirë 130 991 pacientë me kancer dhe 733 486 njerëz të shëndetshëm.
Duke marrë parasysh 22 lloje të ndryshme kanceri, ekspertët identifikuan katër gjene të reja që lidhen me një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjeve onkologjike: BIK pro-apoptotike për kancerin e prostatës, ATG12 e përfshirë në autofagji për kancerin kolorektal, TG për kancerin e tiroides dhe CMTR2 për kancerin e mushkërive dhe melanoma e lëkurës.
Ndërkaq, National Health Service (NHS) ka filluar testimin e një përshtatësi të ri të iPhone, i cili mund të kontrollojë nëse dikush ka kancer në fyt. Shpresohet se pajisja do të lejojë mijëra pacientë të zbulojnë herët nëse janë të prekur apo jo nga kanceri. Personave që dyshohet se kanë kancer të fytit zakonisht u bëhet një endoskopi, e cila përfshin një tub të gjatë dhe të hollë me një kamerë brenda që kalohet përmes gojës ose hundës së tyre për të parë brenda trupit të tyre.
Përshtatësi i cili mund të lidhet me një nga telefonat inteligjentë të Apple, përfshin një okular endoskopi me lente 32 mm dhe një aplikacion shoqërues. Ai i lejon infermierët të kapin pamjet në definicion të lartë përpara se t’i ndajnë ato me specialistë të cilët mund t’u raportojnë drejtpërdrejt pacientëve. Sipas NHS, kjo ka ndihmuar në sigurimin e më shumë se 1,800 pacientëve me rrezik të ulët se nuk kishin kancer në fyt, me ata që u testuan të merrnin rezultatet e tyre “brenda 23 orëve”.