Auto & Moto

Rriten në mënyre drastike rritjet e makinave në Gjermani!

Shitja e automjeteve elektrike në Gjermani muajin e kaluar u rrit ndjeshëm. Gjithsej 34,498 makina të reja elektrike u regjistruan në janar, që përfaqëson një rritje prej 53.5 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe një rekord historik për muajin janar. Autoriteti Federal i Transportit Motorik (KBA) njofton se pjesa e makinave elektrike në treg arriti në 16.6 për qind.

Megjithatë, rritja e shitjeve të makinave elektrike ishte e pritshme dhe arsyeja kryesore është shtyrja e regjistrimeve dhe dorëzimeve të reja në dhjetor. Ky është një veprim taktik, pasi i vendos prodhuesit e makinave në një pozicion më të favorshëm për vitin 2025. Bashkimi Evropian ka vendosur rregulla shumë më të rrepta për emetimet e CO2 nga veturat me naftë, benzinë dhe hibride, prandaj prodhuesve u ka leverdi të shtyjnë dorëzimet e automjeteve të reja për vitin 2025. Përveç kësaj, prodhuesit do të përpiqen të tërheqin blerësit me çmime më të ulëta për makinat elektrike.

Ndërkohë, Tesla ka pësuar një rënie të madhe në tregun gjerman. Shitjet e saj ranë me 60 për qind, duke arritur vetëm 1277 njësi. Mendohet se ky dështim lidhet edhe me qëndrimet politike të bashkëpronarëve dhe drejtorit ekzekutiv të Teslës, Elon Musk, i cili ka shprehur publikisht mbështetje për partinë e djathtë gjermane AfD. Aksionet e prodhuesve të makinave po shohin rëniet më të mëdha në Evropë.

Bëhet e ditur se industria e motorëve do të jetë një nga sektorët më të prekur nga tarifat e planifikuara të presidentit amerikan, Donald Trump. Stellantis, markat e të cilit përfshijnë Chrysler, Citroen, Fiat, Jeep dhe Peugeot pa që aksionet e saj ranë me gati 6%. Ndër gjigantët e tjerë evropianë të makinave, VW ra me 5.7%. Gjithashtu, Mercedes ra me 4.4% dhe BMW me 4%. Bashkimi Evropian planifikon të prezantojë subvencione të reja për blerjen e makinave elektrike në të gjitha vendet anëtare. Kancelari gjerman Olaf Scholz konfirmoi propozimin gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.