Aktualitet

Rritja e temperaturave, nuk ka rrezik të lartë nga zjarret në Shqipëri

Në fundjavë, nuk ka rrezik të lartë nga zjarret në vendin tonë, nga rritja e temperaturave. Kjo bëhet e ditur nga Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore. Sipas saj, parashikohet rrezik i ulët për zjarre në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë e Berat, si dhe i moderuar për Fierin e Vlorën.