Aktorja dhe moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj, ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të saj. Në këtë postim, ajo ka zbuluar një ndryshim të papritur në pamjen e saj, duke prerë dhe lyer flokët.
Rudina ka ndarë një foto të re dhe ka shkruar:
Kjo foto i dedikohet Rezarta Shkurtës dhe i them që e dua shumë
Ndërkohë, reagimet nga miqtë e saj kanë qenë të ndryshme. Rezarta Shkurta, me sa duket, nuk ka qenë shumë entuziaste për këtë ndryshim dhe e ka shprehur këtë në mënyrën e saj karakteristike. Ajo ka komentuar:
Brune urgjent se do hash bllokun
– dhe e ka shoqëruar mesazhin me një emoji zemër të thyer dhe një emoji që qesh.
Përveç Rezartës, edhe aktori Visjan Ukcenaj ka reaguar ndaj ndryshimit të Rudinës, por duke përdorur një ton humoristik. Ai ka shkruar:
Kuku medet… më iku shoqja… kuku

Një koment që ka sjellë edhe disa të qeshura nga miqtë dhe ndjekësit.
Pas postimit, fotoja e Rudinës ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit, të cilët janë ndarë në dy grupe: ata që e pëlqejnë ndryshimin dhe ata që besojnë se ajo duhet të rikthehet tek look-u i saj i mëparshëm, brune.