Rusia konfirmon rreth 11 mijë raste të reja me koronavirus dhe pas Amerikës, bëhet e dyta në botë për numrin e të prekurve, mbi 232 mijë deri tani. Sa i përket viktimave, në territorin rus janë mbi 2 mijë, një numër dukshëm më i ulët krahasuar me Shtetet e Bashkuara që kanë mbi 80 mijë apo të tjera vende në Europë. Ndërkaq, pavarësisht rritjes së infektimeve me COVID-19, presidenti Putin vendosi lehtësimin e masave dhe rihapjen e bizneseve, duke nisur nga sot.