Aktualitet

Rusia ia kalon Britanisë së Madhe e Italisë për numrin e të infektuarve

Me mbi 221 mijë raste me koronavirus, Rusia ia kaloi Britanisë së Madhe e Italisë për numrin e të infektuarve. Tashmë, kjo e rendit të tretën në botë, pas Shteteve të Bashkuara e Spanjës.  Viktimat janë më shumë se 2 mijë në territorin rus.   Ndërkaq, Kina njofton për 17 raste të reja me COVID-19, 5 prej tyre në Uhan vatër e koronavirusit dhe ku fundvitin e kaluar u identifikuan të infektuarit e parë. Për shtetin kinez, kjo është shifra më e lartë në dy javë. Mes 17 rasteve të orëve të fundit, 7 janë të importuar.