Rusia ka vazhduar të vendosë gjoba ndaj kompanive të huaja të internetit si “Twitter”, “Google” dhe “Tik Tok”. Drejtësia ruse i ka akuzuar rrjetet sociale për mosheqjen e postimeve që mbështesnin disidentin rus Alexei Navalny, pas kërkesës për ta bërë këtë.
Një gjykatë në Moskë vendosi që kompania amerikane “Twitter” duhet të paguajë një total prej 27,9 milionë rublash (380 000 dollarë) për të mosfshirjen e mjaftueshme të përmbajtjeve të padëshiruar nga Rusia.

Gjiganti amerikan i internetit “Google” është gjobitur me një total prej 9,5 milionë rublash, kurse aplikacioni kinez i videove “Tik Tok” me 4 milionë rubla. Gjobat akumuluese përfshijnë shumat e vendosura fillimisht dy muaj më parë.
Rikujtojmë, se së fundmi rrjeti social “WhatsApp” ka paraqitur një sfidë ligjore kundër rregullave të reja të qeverisë indiane, që hyjnë sot në fuqi dhe kërkojnë që platforma e mesazheve të gjurmojë dhe identifikojë krijuesin e mesazheve të veçanta.
Rikujtojmë, gjithashtu se Big Tech pati një vit të madh suksesi në 2020-ën, pasi pandemia nuk i ndaloi 7 kompanitë më të mëdha të teknologjisë të rriteshin në vlerën $3.4 trilionë në total vitin e kaluar. Gjigandët e teknologjisë si Amazon dhe Apple regjistruan të ardhura rekord në muajt e fundit, ku dy kompanitë arritën mbi $100 miliardë në të ardhura tremujore për herë të parë në tremujorin e fundit të 2020.