Popullsia e botës ka tejkaluar 8.3 miliardë, por një studim i ri shkencor sugjeron se Toka mund të mos jetë në gjendje të mbështesë një numër kaq të madh njerëzish në planin afatgjatë. Studiuesit paralajmërojnë se ky kufi është tejkaluar prej dekadash, me pasojat që kanë filluar të bëhen gjithnjë e më të dukshme. Studimi, i udhëhequr nga shkencëtarë nga Universiteti Flinders, analizoi të dhëna mbi popullsinë globale dhe konsumin e burimeve nga viti 1000 pas Krishtit deri më sot, duke u përpjekur të kuptojë se si ka evoluar marrëdhënia midis njerëzve dhe planetit.
Kur u prish ekuilibri? Për shekuj me radhë, popullsia njerëzore ishte në ekuilibër relativ me mjedisin. Ndërsa numri i njerëzve rritej, rritej edhe nevoja për energji dhe burime, por përparimi teknologjik dhe mekanizmat natyrorë të rimbushjes arritën ta mbanin sistemin në funksionim.
Shqipëria renditet mes 10 vendeve që po përjetojnë tkurrje më të madhe të popullsisë në botë. Sipas të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2024, popullsia e vendit u zvogëlua me -1.15%, duke reflektuar presionin e dyfishtë të emigracionit dhe të normave të ulëta të lindshmërisë. Ky zhvillim po ushtron ndikim të drejtpërdrejtë në tregun e punës dhe perspektivën afatgjatë të ekonomisë shqiptare.
Sipas të dhënave të tjera të INSTAT-it, më 1 janar 2025, popullsia e Shqipërisë rezulton 2.363.314 banorë, duke pësuar rënie me 1,2%, krahasuar me 1 janar 2024. Rënia e popullsisë është rezultat i dy komponentëve kryesorë demografikë: Shtesës natyrore, që për vitin 2024 ishte pozitive me +1.208 lindje më shumë se vdekje; Migracionit neto, i cili mbeti negativ me -28.836 persona.