Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2024 dhe me të ftuar mjaft të veçantë. Një mesazh zanor ka ardhur nga këngëtari Klajdi Haruni. Ja urimi i saj për dëgjuesit e Top Albania Radio-s:
Përshëndjetje Top Albania Radio. Sa herë që një vit përfundon na kujtohet sa pak kohë kemi për të thënë ‘Të Dua, më fal, jam këtu për ty’. Lë të heqim dorë nga etja për gjërat e kota që nuk kanë shpirt e le të kthehemi tek ajo që ka me të vërtet kuptim, familja. Gëzuar të gjithëve, shëndet, shumë dashuri nga unë Klajdi Haruni!