Music Showbiz

Sabrina Carpenter pushton toplistat me albumin e ri “Man’s Best Friend”? Cila këngë kryeson?

Sabrina Carpenter ka arritur një tjetër sukses të madh në karrierën e saj muzikore, pasi albumi i saj i shtatë, “Man’s Best Friend”, i publikuar më 29 gusht, është ngjitur menjëherë në krye të toplistave muzikore.

Këngëtarja 26-vjeçare e regjistroi fshehurazi albumin në Soho Farmhouse në Cotswolds, një pronë luksoze ku një natë kushton mbi 6,500 euro. Atje, Carpenter krijoi një studio të improvizuar, duke punuar intensivisht për projektin e ri.


Megjithëse kopertina provokuese e albumit shkaktoi debate, “Official Charts” raporton se këngët kanë hyrë fuqishëm në listat muzikore: “Tears” në vendin e dytë, “My Man On Willpower” në të katërtin dhe “Sugar Talking” në të gjashtin.

Ndërkohë, kënga kryesore “Manchild” ka arritur numrin një në Spotify si në SHBA, ashtu edhe globalisht.

Albumi përfshin bashkëpunime me emra të njohur si Jack Antonoff, ndërsa Carpenter ka ndarë me fansat në Instagram momente nga procesi i regjistrimit, duke i rritur edhe më shumë pritshmëritë për projektin.