Aktualitet

Saga vazhdon! Edhe Genc Deromemaj jep dorëheqjen nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës!

Genc Deromemaj ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës, vetëm pas 4 muajsh në atë detyrë.

Ish-kreu i Partisë Demokratike në Vlorë u emërua në krye të Kadastrës së qytetit të Vlorës më 24 qershor të këtij viti.

LEXO EDHE: GJKKO dënon dhe më pas liron ish-deputetin Alqi Bllako! “Kohëzgjatja e paraburgimit më e madhe se masa e dënimit të dhënë”!

Deromemaj ka mbajtur postin e kreut të Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, ndërsa ka qenë pjesë e PD që prej vitit 2002. Në vitin 2015, kandidoi për bashkinë e Vlorës si kandidat i PD-së, përballë kandidatit socialist Dritan Leli.

Genc Deromemaj, që nga viti 2015-2018, ka qenë anëtarë i kryesisë së Partisë Demokratike. Më pas, nga viti 2018-2022, drejtoi degën e PD-së në Vlorë, ndërsa pas vitit 2022, qëndroi si anëtar i Partisë Demokratike në Vlorë.

LEXO EDHE: Balluku në SPAK/ Bardhi zbulon bisedat e zv.kryeministres me ish-kreun e ARRSH-së!

Deromemaj zëvendësoi Erjon Galanxhiun, që u largua pas vetëm tre muajsh në detyrë, ashtu si edhe paraardhësit e tij. Kadastra e Vlorës ka njohur ndërrime të shpeshta drejtuesish në vitet e fundit.