Aktualitet

Samiti në Tiranë, Costa: Evropa duhet të jetë e bashkuar, paqja pa mbrojtje është iluzion

Samiti në Tiranë, Costa: Evropa duhet të mbrojë rendin shumëpalësh, paqja pa mbrojtje është iluzion!  BE, partner i besueshëm për integrimin

Në nisjen e samitit të Komunitetit Politik Evropian, foli edhe presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa.

LEXO EDHE: Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama: Ju mirëpresim në këtë ‘shtëpi’ të ndërtuar nga fëmijët! Jeni të rrethuar nga imagjinata e tyre, jo nga makthet e Evropës

“Kemi promovuar të drejtat e njeriut, çështje që mund të avancohen vetëm nëse bashkëpunojmë në mënyrë kolektive. Rendi shumëpalësh vazhdon të sulmohet dhe në mënyrë të vazhdueshme. Duhet të jemi të bashkuar dhe Evropa duhet t’ja dalë mbanë për të sjellë paqe të drejtë dhe kohëgjatë për Ukrainën. E dimë i dashur Volodymyr që siguria juaj është edhe e jona. Evropa duhet të investojë më shumë te mbrojtja e saj sepse kemi mësuar se paqja pa mbrojtje është iluzion, Evropa duhet të krijojë kushtet e duhura për paqe në Lindjen e Mesme, se në rast se nuk e bëjmë këtë, do të minohet siguria e Evropës dhe vendeve fqinje, por edhe autoriteti i saj. Evropa duhet t’ja dalë mbanë të zgjerojë rrjetet e tregtisë botërore. Ne nuk duhet t’i jepemi tundimit të proteksionizmit por duhet të kemi partneritete dhe të shmangim mentalitetin me shumatoren zero. BE e re do të jetë partner i besueshëm për integrimin evropian por edhe bashkëpunimin për energjisë, sigurinë dhe mbrojtjen.”, tha Costa.