Bota

Samsung: Galaxy S9 nuk po ecën dhe aq mirë

Të ardhurat 3-mujore të Samsung Electronics janë publikuar dhe shihet se Samsung ka pasur një fitim prej 14,87 trilionë dollarë mbi shitjet në vlerën 58,4 trilionë, që do të thotë 4% më pak të ardhura nga viti i kaluar. Telefoni më i rëndësishëm i kompanisë këtë vit, “Galaxy S9”, doli në shitje në fund të tremujorit të kaluar, por Samsung e përshkruan performancën e tij si “të ngadaltë”. Në fillim të këtij muaji, analistët parashikuan se ky celular do të ishte më i keqi përsa i përket shitjeve që nga “Galaxy S3” i 2012-ës.