Tech

Samsung konfirmon eventin Unpacked, pajisje të reja po vijnë!

Samsung po sjell një Unpacked virtual më 4 shtator përpara se Apple të organizojë eventin e saj vjetor të iPhone javën pasardhëse. Ftesa e eventit nuk zbulon shumë rreth asaj që Samsung synon të prezantojë.

Por, ka raportime se kompania koreano-jugore do të prezantojë “anëtarin më të ri të familjes Galaxy S25” dhe “tabletat premium me Inteligjencë Artificiale”, të cilat ndoshta do të jenë telefonat inteligjentë Galaxy S25 FE, Galaxy Tab S11 dhe Galaxy Tab S11 Ultra. Përveç kësaj, një konferencë për shtyp do të mbahet më 5 shtator në panairin IFA në Berlin, Gjermani.

Reklama më e fundit e Samsung nxjerr në pah aftësitë e telefonave të palosshëm të Samsungut, si dhe faktin që iPhone ende nuk mund të paloset. Samsungu ka publikuar një reklamë të re në mediat e saj sociale. Është e shkurtër dhe tërësisht e dedikuar për t’u tallur me iPhone-ët për shkak se nuk janë të palosshëm. Apple më në fund do të zbulojë telefonin e saj të parë të palosshëm i cili thuhet se do të përdorë ekranin e palosshëm të Samsungut, gjë që e bën të gjithë situatën edhe më qesharake.

Apple dhe Samsung njoftuan një bashkëpunim për të prodhuar sensorë të avancuar kamerash për modelet e ardhshme të iPhone. Teknologjia e re do të zhvillohet në një fabrikë në Teksas, gjë që zgjeron më tej prodhimin e Apple në SHBA. Sipas Engadget, Apple planifikon të përdorë këta sensorë në serinë iPhone 18 dhe teknologjia pas tyre përfshin një sensor imazhi CMOS me tre shtresa që mundëson performancë më të mirë të kamerës dhe konsum më efikas të energjisë.