Tech

Samsung nis prodhimin masiv të Exynos 2600 për Galaxy S26 Ultra!

Samsung ka njoftuar se do të nisë këtë muaj prodhimin masiv të chipsetit të ri Exynos 2600, i pari i bazuar në teknologjinë 2nm GAA (Gate-All-Around). Ky chipset do të përdoret në serinë Galaxy S26, përfshirë modelin flagship Galaxy S26 Ultra. Exynos 2600 vjen me elementin e ri Heat Pass Block, i cili ndihmon në largimin më efikas të nxehtësisë nga çipi. Testimet fillestare në Geekbench tregojnë performancë premtuese, ndërsa GPU-ja Xclipse 960 mund të tejkalojë performancën e Qualcomm Snapdragon 8 Elite Gen 5.

Suksesi i këtij çipi pritet të ndikojë edhe në biznesin e fabrikimit të Samsung, duke tërhequr porosi nga kompani si Nintendo dhe Tesla. Analistët parashikojnë se divizioni i Samsung Device Solutions mund të regjistrojë një fitim operativ prej rreth 3.6 miliardë dollarë në tremujorin e tretë. amsung ka prezantuar Galaxy S25 FE, një smarfton i ri që bën pjesë në familjen Galaxy S25. Ky model është i pajisur me ndërfaqen One UI 8 dhe përvojën më të fundit të Galaxy AI, duke ofruar një asistent AI personal me mundësi shumëfunksionale.

Galaxy S25 FE është krijuar për të mundësuar një nivel më të lartë kreativiteti, duke sjellë mjete të fuqishme AI për redaktimin e fotove si redaktimi gjenerativ dhe ngadalësimi i menjëhershëm, ndërsa kamera e përparme e përmirësuar 12 MP me ProVisual Engine të bazuar në AI mundëson një përvojë më të avancuar selfie.

Reklama më e fundit e Samsung nxjerr në pah aftësitë e telefonave të palosshëm të Samsungut, si dhe faktin që iPhone ende nuk mund të paloset. Samsungu ka publikuar një reklamë të re në mediat e saj sociale. Është e shkurtër dhe tërësisht e dedikuar për t’u tallur me iPhone-ët për shkak se nuk janë të palosshëm. Apple më në fund do të zbulojë telefonin e saj të parë të palosshëm i cili thuhet se do të përdorë ekranin e palosshëm të Samsungut, gjë që e bën të gjithë situatën edhe më qesharake.