Tech

Samsung konfirmon zyrtarisht mbërritjen e Galaxy Fold 7 Ultra!

Samsung është përfolur për një kohë të gjatë se do të sjellë një variant Ultra në serinë e tij Fold. Dhe tani kemi njoftimin e parë zyrtar për Fold7 Ultra. Pajisja do të lançohet më vonë këtë vit së bashku me modelin standard Z Fold7 dhe Z Flip7 dhe Z Flip7 FE. Telefonat e rinj të palosshëm të Samsung thuhet se do të lançohen në një ngjarje në New York në fillim të korrikut. Samsung premton se Ultra do të ketë kamerën më të mirë në klasën e tij, gjë që nuk është pak. 

Ndërkaq, iPhone 16 është shpallur telefoni më i shitur në botë për tremujorin e parë të vitit 2025, sipas një raporti të fundit nga Counterpoint Research. Sipas të dhënave, modeli bazë i iPhone 16 ka shënuar performancë të jashtëzakonshme, duke kryesuar listën globale të shitjeve. Suksesi më i madh i iPhone 16 është regjistruar në Japoni, ku ka dominuar tregun e telefonave inteligjentë, ndërsa rritje të ndjeshme ka pasur edhe në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës (MEA), raportojnë mediat ndërkombëtare, të cilat i referohen raportit të publikuar.

Presidenti amerikan Donald Trump nga ana tjetër ka zgjeruar kërcënimet e tij tregtare, duke paralajmëruar vendosjen e tarifave të reja për telefonat inteligjentë të prodhuar nga gjiganti korean Samsung, pas paralajmërimeve ndaj Apple. Gjatë një deklarate nga Zyra Ovale, Trump u shpreh se tarifa prej 25% që pritet t’i vendoset Apple do të shtrihet edhe tek prodhues të tjerë kur ajo të hyjë në fuqi. Ai u pyet nëse kjo masë do t’i jepte Samsung një avantazh në tregun amerikan.