Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Galaxy S25 Edge
Samsung sapo nxori telefonin që do t’ju bëjë të ndiheni sikur po mbani letër alumini me Snapdragon brenda – Galaxy S25 Edge, vetëm 5.8mm i hollë dhe 163 gram, por i mbushur me të njëjtat specifika si të gjithë vëllezërit më të mëdhenj të serisë S25. Prapë ka kamerën 200MP si S25 Ultra. Ka ekranin 6.7” si S25 Plus. Dhe ka Snapdragon 8 Elite, që është si të thuash: “po, po fluturojmë.”
Dhe me 12GB RAM dhe 256/512GB hapësirë, ky është i holli që nuk është i dobët. Dizajni? Ultra i hollë, i ndërtuar me kornizë titaniumi dhe Gorilla Glass Ceramic 2 – që në përkthim do të thotë: “Bëji çfarë të duash po nuk e thyen dot.” Rezistent ndaj ujit? Është. Kamera të trefishta? Nuk i ka fatkeqsisht.
Bateria? Ok, është 3900mAh dhe pak më e vogël – po Samsung thotë “zgjat gjithë ditën”… ne themi “në cilën ditë saktësisht?” Dalin më 30 Maj dhe vijnë në Silver, Jet Black dhe Icy Blue. Çmimi? $1100. Jo i lirë, por jo aq i shtrenjtë sa për Ultra-n.