Celebrities Gossip Showbiz

Sandra Bullock pushton Instagramin me hyrjen e saj? Sa milion ndjekës?

Sandra Bullock ka bërë debutimin e saj në Instagram dhe ka arritur një sukses të menjëhershëm, duke grumbulluar mbi pesë milionë ndjekës brenda pak ditësh.

Postimi i saj i parë, një video ku përgatit një margarita, tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut dhe të shumë figurave të njohura si Jennifer Aniston, Nicole Kidman, Lily Collins, Lee Pace, Kristin Davis, Nia Long dhe Maria Sharapova, të cilët nuk ngurruan ta përshëndesin në komente.

Gjatë një paraqitjeje në CNBC Changemakers 2026, aktorja tregoi se për vite me radhë kishte qëndruar larg rrjeteve sociale, duke i përdorur ato vetëm si vëzhguese për të kuptuar mënyrën e funksionimit.

Ajo theksoi se hyrja e saj nuk ka qenë impulsive, por e menduar me kujdes, duke reflektuar mbi mesazhet që dëshiron të përcjellë dhe ndikimin që mund të ketë tek publiku.

Dua të jap diçka me vlerë

-u shpreh ajo, duke shtuar se është e vetëdijshme për përgjegjësinë që vjen me një platformë të tillë.

Megjithatë, Sandra Bullock e bëri të qartë se nuk do të ndjekë çdo trend të rrjeteve sociale, duke theksuar se nuk planifikon të postojë selfie apo përmbajtje sipërfaqësore, por do të qëndrojë besnike stilit dhe vlerave të saj.