Aktualitet

Sarandë/Babai dhe djali rrahin vajzën e shtëpisë, arrestohen!

Dhuna në familje godet sërish. Një rast i fundit u raportua në Sarandë, ku babai dhe djali dhunuan vajzën e shtëpisë. Në njoftimin zyrtar policor thuhet:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasit A. V., 55 vjeç, dhe A. V., 24 vjeç, (babë e bir), pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases A. V., 23 vjeçe, (vajzë e 55 vjeçarit dhe motër e 24 vjeçarit).

Në një tjetër zhvillim, Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona, për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare njoftojnë se njëri prej të arrestuarve u prangos për plagosje.

1-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin J. P., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi ndaj tij Prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

2-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, kapën shtetasin A. K., 36 vjeç, i cili ishte i shpallur në kërkim. Gjykata e Tiranës e ka dënuar atë me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, si dhe me 10 muaj burgim për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Po ashtu, ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përndjekja”.

3-Po nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, u arrestua shtetasi A. H., 42 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.

4-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kapën gjithashtu shtetasin G. H., 41 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Apelit Gjirokastër me 5 vjet burgim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur 11 muaj e 21 ditë burgim. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Gjirokastër.

Materialet procedurale për të katër rastet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme ligjore.