Aktualitet

Seanca në Apelin e Posaçëm, Erion Veliaj kërkon lirimin nga burgu!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, sot rikthehet në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, në një tjetër përpjekje për të ndryshuar masën e sigurisë arrest në burg. Seanca është caktuar që të zhvillohet në orën 14:00 dhe do të drejtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Përmes avokatëve, Veliaj ka ankimuar vendimmarrjen e 23 prillit kur gjyqtari Erion Bani vendosi të pranojë informacionin periodik të SPAK-ut, bashkë me vazhdimin e masës së sigurisë ndaj Veliajt.

Veliaj kërkon masë më të butë sigurie, duke ofruar dhe vënë në dispozicion garanci pasurore, por pa përcaktuar një shumë, duke ia lënë në vlerësim gjykatës. Më herët, po përmes avokatëve, Veliaj ka dërguar rekurs edhe në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë. Ende nuk është caktuar data e shqyrtimit dhe trupa gjykuese.

Erion Veliaj është nën hetim për korrupsion pasiv dhe pastrim parash e ndodhet në arrest me burg prej 4 muajsh.