Në Gjykatën e Lartë, Belinda Balluku kërkon heqjen e masës së pezullimit nga detyra, të vendosur me kërkesë të SPAK-ut nga Gjykata e Posaçme GJKKO, nëntorin e kaluar, por të lënë në fuqi edhe nga dy gjykata të tjera.
Sot rekursi u depozitua në sekretari dhe mbi këtë kërkesë pritet të shprehet gjykata.
Kujtojmë se më herët, ish-zv.kryeministrja, Belinda Balluku, ish-ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, u rrëzua në Gjykatën e Lartë për masën “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Në tetor të vitit 2025, Balluku u mor e pandehur për shkelje të barazisë me tenderin e Tunelit të Llogarasë në Vlorë, është person nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe në Tiranë, si edhe e dyshuar për 3 tenderë të tjerë.