Lifestyle

Sekreti që nuk e dinit për tulipanët… Truku me monedha që i mban të freskët për ditë më shumë?!

Tulipanët janë ndër lulet më të dashura të pranverës, por shpesh nuk zgjasin aq sa do të dëshironim pasi vendosen në vazo. Edhe pse zakonisht qëndrojnë të freskët nga pesë deri në dhjetë ditë, gjithçka varet nga kujdesi i duhur.

Ekspertët sugjerojnë një truk të thjeshtë për t’i mbajtur tulipanët të bukur për më gjatë, vendosni disa monedha në vazo. Bakri ndihmon në ngadalësimin e zhvillimit të baktereve në ujë, duke ruajtur freskinë e luleve dhe duke parandaluar zbutjen e kërcellit.

Për rezultate më të mira, tulipanët duhet të përgatiten siç duhet para se të vendosen në ujë. Kërcejtë rekomandohet të priten në kënd me thikë ose gërshërë, pasi kjo rrit aftësinë e tyre për të thithur ujë dhe i ndihmon të qëndrojnë të fortë. Ndërrimi i përditshëm i ujit është gjithashtu i rëndësishëm për të shmangur grumbullimin e baktereve.

Një tjetër këshillë praktike është shtimi i disa pikave lëng limoni ose një maje sheqeri në vazo. Limoni ndihmon në ruajtjen e freskisë së ujit, ndërsa sheqeri u jep luleve ushqim shtesë.

Po ashtu, tulipanët nuk duhet të vendosen shumë pranë njëri-tjetrit, pasi kanë nevojë për hapësirë për të ruajtur formën dhe qëndrueshmërinë.

Me këto metoda të thjeshta, tulipanët mund të qëndrojnë të freskët dhe plot jetë për shumë më gjatë.