Ndërsa ndjenja e urisë na bën të acaruar dhe të lodhur, edhe ngopja e tepërt mund të na bëjë të plogësht dhe pa energji. Por kur është koha më e mirë për të kryer marrëdhënie seksuale? Ekspertët thonë: kur keni stomakun bosh.
Një sërë studimesh sugjerojnë se seksi është më efektiv dhe kënaqësia më e lartë kur nuk jemi të ngopur.
Kjo këshillë vlen veçanërisht për meshkujt, për të cilët pas ngrënies, një pjesë e madhe e energjisë dhe qarkullimit të gjakut përqendrohet në stomak – duke lënë më pak “forcë” për aktivitetin seksual.
Pas një vakti të bollshëm, lëvizshmëria e penisit dhe e muskujve mund të reduktohet deri në 50%
Ndërkohë, të dhënat e “Medical Daily” tregojnë se mbi 58% e çifteve kryejnë marrëdhënie seksuale gjatë natës, mes orës 23:00 dhe 01:00, por çiftet që zgjedhin mëngjesin për këtë aktivitet përfitojnë më shumë – si nga pikëpamja fizike, ashtu edhe psikologjike.
Pra, ndoshta është koha të rishikoni rutinën tuaj dhe të mendoni për një “dashuri me stomakun bosh”.