Live From Tirana

Gabimet që po bëni në palestër gjatë verës, ja këshillat e instruktorit…

BEST OF LIVE FROM TIRANA

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Erik Birko, trajner personal palestre. Ai ka dhënë këshillat e tij për një stërvitje të mirë dhe për të qëndruar në formë, por jo vetëm…

Cilat janë gabimet më të zakonshme që njerëzit bëjnë në palestër gjatë verës?

Më e rëndësishmja është uji. Ka shumë njerëz që harrojnë të pijnë ujë, por tani me teknologjinë ka një aplikacion që të kujton të pish ujë. Ka raste që pyes sa ujë ke pirë dhe më thonë 2-3 gota. Po si mund të pish 2-3 gota kur ti në dimër duhet të pish 2 litra, jo më në verë që duhet ta kalosh këtë. Para por dhe pas palestrës duhet të hidratohesh mirë sepse trupi humb kripra gjatë stërvitjes, sidomos kur temperaturat e jashtme janë shumë të larta dhe lagështia bën punën e vet. Gabimi tjetër është higjena. Harrojmë që ka lagështirë dhe lagështia ka baktere dhe nuk pastrojmë vendin ku stërvitemi apo nuk mbajmë peshqirë me vete. Dhe kur shkon me pushime të kap temperatura 39-40 gradë. Kur është vendi i pistë, diçka do të të gjejë. Nuk ushqehemi siç duhet. Duhet të hamë sa më lehtë, po them proteinat e bardha, peshk, pulë, e bardha e vezës. Pastaj duhet të pish elektrolite, të cilat janë kripra me pak fjalë, të cilat ndihmojnë me ato kripra që djegim gjatë ditës.