“Një “stuhi kineze” po i afrohet sektorit evropian të makinave elektrike”,-tha për Reuters Jean-Dominique Senard, kryetar i bordit të Renault, teksa superfuqia aziatike dominon lëndët e para kryesore për të prodhuar bateri për makinat me emetim zero. Ai u shpreh se:
Vendimi i fundit i Kinës për të vënë kufizime mbi eksportin e dy metaleve, galiumit dhe germaniumit të cilat përdoren në gjysmëpërçues dhe makina elektrike, duhet të ngre shqetësime tek liderët evropian pasi shfaq varësinë e madhe të kontinentit të vjetër ndaj Kinës dhe nevojën e ndërtimin të një zinxhiri furnizues me kosto të lartë. Kur flas për një stuhi kineze, e kam fjalën për presionin e madh të sotëm i cili lidhet me importimin e makinave elektrike kineze në Evropë. Ne jemi të aftë të prodhojmë makinaa elektrike, por po luftojmë për të garantuar sigurinë e furnizimeve tona.
Kufizimet e eksportit nga Kina po përshkallëzojnë një luftë teknologjike me Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar potencialisht më shumë ndërprerje në zinxhirët e furnizimit global. Evropa e gjen veten në mes, duke e detyruar atë të kërkojë alternativa në rast të skenarit më të keq. Senard paralajmëroi se:
Nëse ka një krizë të vërtetë gjeopolitike, dëmtimi i fabrikave të baterive të fuqizuara vetëm nga produktet që vijnë nga jashtë do të jetë i konsiderueshëm. Ky është problemi. Zhvillimi i lëndëve djegëse alternative të tilla si e-karburantet sintetike dhe hidrogjeni do të ishte vendimtar në rast të një mungese të papritur të baterive për shkak të mungesës së lëndëve të para. Ashtu siç do të bënte çdo prodhues i kujdesshëm, edhe ne po kërkojmë alternativa për të shmangur paralizimin e vendit nëse, për shembull, na mbarojnë bateritë.