Aktualitet

Sekuestro llogarive bankare të dy të akuzuarve për drogë

Mbi 4 muaj pas arrestimit në Spanjë me 1 ton kokainë kolumbiane, të Arjan Ndocit e Julian Deblinit. Gjykata për Krimet e Rënda, vendosi në sekuestro preventive llogaritë bankare dhe pasuritë e tyre e të familjarëve. Asetet kapin vlerën e 5 milionë eurove. Ndoci e Deblini u prangosën nga policia spanjolle më 30 Prill si pjesëtarë të një grupi që organizonte trafik droge nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës.