Bota

Marok, sekuestrohen 12 tonë hashash

Rreth 12 ton hashash sekuestruan autoritetet marokene në Guerguerat, zonë e kontestuar në jug të Saharasë Perëndimore, pranë afërsi kufirit të Marokut me Mauritaninë. Lënda narkotike u gjet në një kamion transporti, e fshehur në një kënd kuzhine në bordin e rimorkios së automjetit. Droga iu dorëzua administratës së doganave dhe të dyshuarit do të merren në pyetje nga policia gjyqësore marokene përgjegjëse për hetimin.