Aktualitet

Sekuestrohen 26 pasuri të Ylli Ndroqit

Sekuestrohen 26 pasuri të Ylli Ndroqit, i njohur dhe me emrin Xhemal Pasmaçiu.  Me kërkesë të SPAK-ut, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, urdhëroi sekuestrimin e tyre në kuadër të ligjit Antimafia. Sipas Prokurorisë së Posaçme, “Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar sa i përket pasurive të shtetasit Ylli Ndroqi dhe familjarëve, rezulton se kanë nivel të pajustifikuar ekonomik. Gjithashtu, dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale në Shqipëri, Turqi e Itali. Ylli Ndroqi akuzohet për përfshirje në “Trafik narkotikësh” e “Organizatë kriminale”. Ndërkaq, iu sekuestruan troje, apartamente, sipërfaqe pyjore, automjete e kuota aksionesh në disa shoqëri.