Selena Gomez ka ndezur sërish rrjetet sociale me një postim plot humor dhe vetëironi. Këngëtarja dhe aktorja 33-vjeçare ndau një selfie në InstaStory, duke bërë një shaka për modelin e saj të ri të flokëve.
Pyes veten nëse Willy Wonka po punëson
-shkroi ajo, duke iu referuar romanit klasik të Roald Dahl, “Charlie dhe Fabrika e Çokollatës”.
Komenti i saj i ka bërë fansat të shpërthejnë në komente, duke u përpjekur të kuptojnë nëse Gomez i referohej vetë Willy Wonka-s, Oompa-Loompave apo Violet Beauregarde, në varësi të stilit të ri të flokëve që kishte zgjedhur.
Në imazhin e postuar, ylli i nominuar për çmimin “Emmy” shfaqet me një pamje të guximshme, duke nxjerrë në pah faqet dhe buzëqeshjen e saj karakteristike.
Ajo kishte veshur një bluzë të bardhë të thjeshtë dhe një makijazh minimalist, duke treguar se ndonjëherë mjafton thjesht një prekje humori për të marrë gjithë vëmendjen.
Ceremonia intime mblodhi disa nga emrat më të famshëm të botës së showbiz-it, si Taylor Swift, Cara Delevingne dhe Nina Dobrev.
Ky vit ka qenë i mbushur me zhvillime për Gomez, e cila ka folur hapur për dëshirën për të krijuar familje dhe për përgatitjet për një kapitull të ri në jetën e saj personale.
Pas shumë vitesh në qendër të vëmendjes për marrëdhëniet e kaluara me figura si Justin Bieber, The Weeknd dhe Nick Jonas, duket se Selena më në fund ka gjetur paqen dhe dashurinë.
Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj Benny Blanco, 37 vjeç, është një nga producentët më të suksesshëm të muzikës pop, me mbi 15 vite përvojë dhe bashkëpunime me yje si Rihanna, Britney Spears, Ed Sheeran, Katy Perry dhe vetë Gomez.
Ai ka qenë pas disa prej hiteve më të mëdha të dekadës, përfshirë “Diamonds”, “Moves Like Jagger”, “Circus” dhe “TiK ToK”.
Në një intervistë të hershme, Blanco kishte thënë:
Nuk mund të ulem e të luaj një koncert, por mund të ndihmoj një artist të gjejë këngën që e bën të ndjehet vetvetja.
Me humorin e saj të natyrshëm dhe një energji pozitive që e ka karakterizuar gjithmonë, Selena Gomez dëshmon se edhe pas shumë vitesh në qendër të vëmendjes, ajo di si ta mbajë publikun të buzëqeshur — me ose pa Willy Wonka-n.