Showbiz

Selena Gomez: “Ish-at e mi mendojnë se jam e çmendur”

Këngëtarja e famshme Selena Gomez së fundmi ka lançuar koleksionin e parë të pordukteve kozmetike që janë pëlqyer shumë nga fansat dhe blerësit në mbarë botën.

Ajo ka filluar të shfaqet në tutoriale në YouTube ku prezanton produktet e saj dhe i mëson shikuesve si t’i aplikojnë në fytyrë.

Në një bashkëpunim me artisten e make-up që është Nikkie Tutorials e cila bën video në YouTube, Selena foli si rrallëherë për lidhjet e saj.

“Të gjithë ish-at e mi mendojnë se jam e çmendur. Kam menduar se do të grimohem vetë në dasmën time pastaj kujtohem se kjo nuk do të ndodhë kurrë pasi meshkujt janë një punë e madhe dhe e vështirë” -u shpreh ajo.

Kjo deklaratë vjen pak kohë pas publikimit të klipit muzikor të këngës së saj “Boyfriend” ku Selena shihet duke kërkuar dëshpërimisht një të dashur.

“Shihem në klip duke shndërruar djemtë toksikë në bretkosa ndërkohë që kërkoj për mashkullin ideal. Në jetën reale nuk dua të kem të dashur por njerëzit mendojnë se jam e dëshpëruar” -përfundoi ajo.