Showbiz

Selena Gomez rikthehet me një bashkëpunim, këtë herë flet për ankthin

Këngëtarja e famshme Selena Gomez pas shkëputjes së saj nga muzika dhe platformat sociale ka vendosur të rikthehet shumë shpejt për t’i dhënë të gjithëve një mesazh.

Vetëm pak orë më parë ajo ka publikuar bashkëpunimin më të ri muzikor me miken e saj Julia Michaels dhe kënga duket se është një përjetim personal.

Megjithëse e tillë, ajo prek një pjesë të mirë të të rinjve pasi në të flitet për ankthin dhe depresionin. Pikërisht kështu quhet titulli i këngës që momentalisht nuk ka videoklip.

Në të vajzat shprehen se e kanë të vështirë t’u tregojnë miqve të tyre që vuajnë nga këto probleme por në fund të ditës ato e gjejnë kurajon për t’ja dalë.