Gossip Showbiz

Selena Gomez zbulon ëndrrën për 4 fëmijë! “Dua një tryezë të mbushur si…”

Selena Gomez foli hapur për dëshirën e saj për të krijuar një familje me bashkëshortin Benny Blanco, gjatë episodit të dytë të podcastit Friends Keep Secrets.

Gomez, 33 vjeçe, ishte e ftuar në podcastin e moderuar nga Blanco, 37 vjeç, së bashku me miqtë e tyre të ngushtë Lil Dicky (Dave Burd) dhe bashkëshorten e tij, Kristin Batalucco.

Gjatë bisedës, Blanco i pyeti çiftin sa fëmijë do të dëshironin të kishin.

Një, maksimumi dy

-u përgjigj Burd, ndërsa Batalucco tha:

Ndoshta tre

Selena shtoi:

Unë dua katër, por kjo është pak e largët”

Themeluesja e Rare Beauty shpjegoi se dëshira për një familje të madhe lidhet me një skenë të veçantë nga filmi The Family Stone, një histori festive që trajton dinamikat e një familjeje të pazakontë gjatë Krishtlindjeve.

Në film luajnë emra të njohur si Diane Keaton, Craig T. Nelson, Sarah Jessica Parker, Rachel McAdams, Luke Wilson dhe Claire Danes.

Gomez tregoi se personazhi i interpretuar nga Keaton i kujtonte gjyshen e saj dhe e përshkroi filmin si “të ëmbël”, “prekës” dhe njëkohësisht “të trishtë”.

Duke iu referuar një skene të veçantë, ajo tha se nuk mund ta heqë nga mendja momentin kur e gjithë familja është ulur rreth tryezës.

Një ditë, në tryezën time të darkës, kur të jem në moshën e saj, dua ta shoh atë tryezë

-u shpreh Gomez.

Çfarëdo që të ndodhë, le të ndodhë. Nëse arrijmë të kemi vetëm një fëmijë, ose asnjë… nuk e dimë. Por ëndrra ime është ajo skenë kur të gjithë janë ulur rreth tryezës me partnerët e tyre, me fëmijë apo edhe beqarë, dhe është thjesht një përbërje e bukur personazhesh.

Me këtë rrëfim, artistja tregoi anën e saj më personale, duke ndarë një vizion të qartë për familjen dhe të ardhmen që ëndërron të ndërtojë.