Gossip Showbiz

Benny Blanco reagon pas kritikave për “këmbët e pista”, mbron higjienën në TV live?

Benny Blanco ka vendosur t’u japë fund komenteve tallëse për higjienën e tij, pasi rrjeti shpërtheu kur fansat vunë re “këmbët e pista” në episodin pilot të podcast-it të tij të ri.

Producenti 37-vjeçar u përball me situatën gjatë paraqitjes në Jimmy Kimmel Live!, ku moderatori Jimmy Kimmel e pyeti drejtpërdrejt për foton virale ku Blanco shfaqej zbathur në divan me pluhur në shputat e këmbëve.

Para së gjithash, është faji i ambientit, jo imi!

-tha ai mes të qeshurash, duke shtuar se dita e xhirimit kishte qenë e ngarkuar me hyrje-dalje të stafit.

Për të vërtetuar pastërtinë e tij, Blanco hoqi çizmen në mes të emisionit dhe i tregoi publikut këmbën, e cila dukej krejtësisht e pastër.

Zmadhojeni pak! Shikojeni këtë këmbë të pastër!

-tha ai me humor, ndërsa publiku shpërtheu në duartrokitje.

Podcast-i i tij, Friends Keep Secrets, realizohet me reperin Lil Dicky (David Andrew Burd) dhe Kristin Batalucco. Episodi i parë u bë viral jo vetëm për këmbët e tij, por edhe për një moment tjetër të çuditshëm ku Blanco testoi mikrofonin në mënyrë… jo fort elegante.

Në rrjet, disa fansa shkuan aq larg sa t’i kërkonin bashkëshortes së tij, Selena Gomez, të divorcohej prej tij. Por këngëtarja duket se nuk është ndikuar aspak nga komentet.

Ajo postoi një video të ëmbël ku e puth Blanco-n dhe shkroi:

Bie gjithnjë e më shumë në dashuri me ty çdo ditë.

Ndërsa ai promovon projektin e ri, Gomez është parë duke shijuar pushimet në San José del Cabo, madje duke kaluar kohë edhe me aktoren Nina Dobrev.

Pavarësisht zhurmës në internet, Blanco e mori situatën me sportivitet, dhe duket se një palë këmbë “të pista” nuk mjaftojnë për të tronditur martesën e tyre.