Big Brother Radio Big Brother VIP Finale Live në radio Celebrities

Selin në “BBV – Live nga shtëpia”: “Më ka marrë malli për Willy-n… Gimbo është romantik”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV5” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Diskutimet brenda dhe jashtë “Big Brother VIP Albania” po vazhdojnë të përqendrohen te dinamikat e marrëdhënieve mes banorëve, sidomos në këtë fazë finale të spektaklit. Gjatë intervistës në Big Brother Radio, Top Albania Radio, moderatori Blendi Salaj ka intervistuar finalisten Selin.

Blendi: A kujton gjëra nga jeta jashtë?

Selin: Nuk kam dashur t’i ndërthur… Jeta jashtë është dicka tjetër. BBV është një mundësi që të vjen një herë në jetë… Por patjetër që i kam kujtuar.

Blendi: Je shumë e artikuluar… Je e sigurtë që je 23 vjeç?

Selin: Një nga detajet që nuk kam dashur ta bërtas… Por nuk kam dashur ta përdor si armë. Po jam 23! Jeta, mënyra sesi kam jetuar më ka ndihmuar të jem më e pjekur.

Blendi: Për cfarë të merr malli nga jeta e zakonshme?

Selin: Jam njeri sportiv, më mungon natyra, shëtitjet. Luaj tenis dhe bëj aktivitete të ndryshme… Më ka marrë malli për “Willy”-n, qenin tim maltez.

Blendi: Momenti më i bukur?

Historia me Gimbon, ardhja e tij, edhe pse i kamufloj situatat, e kuptova që kemi kimi menjëherë. Te fjalimi i dasmës e thashë që ishim për njëri- tjetrin.

Blendi:  Cfarë të pëlqen te Gimbo?

Selin: E para që është suportues, e ka treguar, edhe këtu. Më ka mbështetur. Është shumë romantik, unë nuk jam e tillë por dua që ta ketë partneri.