Celebrities Lajmet e fundit

Sëmundja e rrallë që vuan ylli i “Stranger Things”, Gaten Matarazzo rrëfen betejën!

Stranger Things’ po i afrohet sezonit të fundit dhe një nga personazhet më të dashur të serialit mbetet Dustin Henderson, i luajtur nga Gaten Matarazzo, i cili e ka marrë rolin që në moshën 14-vjeçare. Përveç suksesit në ekran, aktori ka fituar vëmendje edhe për faktin se vuan nga një sëmundje e rrallë gjenetike.

Matarazzo ka displazi kleidokraniale, një çrregullim shumë i rrallë që prek rreth një në një milion njerëz dhe ndikon në zhvillimin e kockave dhe dhëmbëve.

Ai ka folur shpesh publikisht për gjendjen e tij dhe në vitin 2020 njoftoi se iu nënshtrua operacionit të katërt për ta menaxhuar atë.

Displazia kleidokraniale shkakton deformime në kafkë dhe klavikula, ballë dhe nofull të spikatur, si dhe probleme me dhëmbët, dhëmbët e qumështit bien me vonesë dhe dhëmbët e përhershëm dalin shpesh të shtrembër.

Nuk ekziston një kurë e vetme, por trajtimi përqendrohet te kujdesi dentar, mbrojtja e kafkës në fëmijëri dhe ndërhyrjet kirurgjikale korrigjuese.

Aktori e përdor famën e tij për të rritur ndërgjegjësimin mbi këtë sëmundje, duke treguar se sfidat shëndetësore nuk e kanë penguar të ndërtojë një karrierë të suksesshme dhe të bëhet i dashur për publikun në mbarë botën.