Film & Tv

Episodi final i “Stranger Things” do të shfaqet në kinema!

Episodi final dy-orësh i serialit “Stranger Things” do të shfaqet edhe në kinema. Siç u bë e ditur nga mediet botërore, episodi i fundit me titull “The Rightside Up”, do të ketë premierën në Netflix dhe në më shumë se 350 kinema më 31 dhjetor dhe do të vazhdojë të shfaqet deri më 1 janar 2026. Kjo duket se shënon herën e parë që një episod i një seriali të Netflix-it do të shfaqet gjithashtu edhe në kinema.

Detajet e sakta mbi kinematë ku do të shfaqet episodi do të bëhen të ditura në një moment të mëvonshëm. Në një artikull të fundit të Variety, kushtuar realizimit të sezonit final të serialit, krijuesit e Stranger Things, Matt dhe Ross Duffer, shprehën interesin e tyre që finalja me metrazh të gjatë të kishte një premierë të njëkohshme në kinema dhe në platformë, në prag të ndërrimit të viteve.

“Shumë njerëz nuk arrijnë të përjetojnë sa shumë kohë dhe përpjekje shpenzohen për zërin dhe pamjen, dhe ata e shohin në një cilësi të reduktuar”, tha Matt. “Më shumë se kaq, bëhet fjalë për ta përjetuar atë moment së bashku me fansat”. “Do të ishte e mahnitshme”, shtoi Ross. “Sepse fansat do të mund ta përjetonin me fansa të tjerë, si një përvojë të përbashkët do të ishte e pabesueshme.”

Edhe pse një nga parimet bazë të Netflix-it ka qenë që përmbajtja origjinale të publikohet vetëm në platformën e vet, kompania ka shfaqur disa nga filmat e saj në kinema, në raste të veçanta. Një shembull i tillë është Greta Gerwig, e cila ka negociuar një shfaqje në format IMAX për filmin e saj “Narnia” që pritet të dalë vitin e ardhshëm.

Netflix ka njoftuar ndryshime të mëdha në katalogun e tij për muajin nëntor, duke hequr disa nga titujt më të dashur të publikut, një vendim që ka shkaktuar reagime të forta nga abonentët në rrjetet sociale. Që nga 1 nëntori, filmat e animuar klasikë si “Shrek”, “Shrek 2”, “Shrek the Third” dhe “Shrek Forever After” do të zhduken nga platforma, së bashku me serinë e njohur “Despicable Me” dhe klasikët “Willy Wonka & the Chocolate Factory” (me Gene Wilder) dhe “Charlie and the Chocolate Factory” (me Johnny Depp).