Serbët e veriut të Kosovës mund të shpallin në mënyrë të njëanshme autonominë. Deklarata e përfaqësuesve të Manastirit të Deçanit mbështetet në argumentat se mund të ketë një marrëveshje të fshehtë për të nxitur trazira të dhunshme në veri. Sava Janjiç, shkroi në twitter se mund të ketë një skenar për ndarjen e Kosovës. Ndërkaq Peshkopi i Kishës Ortodokse serbe në Kosovë, Teodosije bëri thirrje që të shmangen incidentet që mund të kenë pasoja të paparashikueshme.