Rajoni

Serbi, vritet avokati i Millosheviç-it

Atentat mafioz në Beograd, vritet një avokat serb, plagoset djali i tij 26-vjeç. Viktima është Dragosllav Ognjanoviç. 57-vjeçari ka qenë avokati i Sllobodan Millosheviçi-t, në gjyqin për krime lufte në Hagë. Ognjanoviç u ekzekutua para shtëpisë, në Lagjen “Novi Beograd”. Dy vitet e fundit, në Beograd janë vrarë disa anëtarë të rrjeteve të krimit të organizuar serb dhe malazez, në atë që policia e cilëson “Luftë për të dominuar tregun e drogës”.