Sport

Serbia publikon listën për ndeshjen ndaj Shqipërisë, mungesa te rivalët e Kombëtares

Federata Serbe e Futbollit ka shpallur listën e lojtarëve për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 ndaj Shqipërisë dhe Andorrës, që do të zhvillohen më 11 dhe 14 tetor.

LEXO EDHE: Serbia merr vendimin ekstrem: Asnjë biletë në shitje për ndeshjen me Shqipërinë, masa të rrepta kontrolli!

Trajneri Dragan Stojkovic ka bërë befasinë duke mos grumbulluar sulmuesin më në formë, Aleksandar Katai. Megjithatë, nuk mungojnë emra të mëdhenj si Dusan Vlahovic, Aleksandar Mitrovic dhe Luka Jovic, të cilët pritet të udhëheqin sulmin e serbëve.

LEXO EDHE: Silvinjo publikon listën e Kombëtares për ndeshjet e tetorit ndaj Serbisë e Jordanisë!

Ndeshja ndaj Shqipërisë, e cila do të zhvillohet në Leskovac më 11 tetor, konsiderohet vendimtare për fatin e të dyja kombëtareve në rrugën drejt Botërorit 2026, duke premtuar një duel të zjarrtë mes kuqezinjve dhe Serbisë.