Sport

Seria A/ Ja si merkato ndryshon “fytyrën” e skuadrave!

Merkatoja verore, e mbyllur me surpri za të mëdha në ditët e fundit, ka revolucionarizuar skuadrat e mëdha italiane. Çdo klub ka bërë lëvizje të rëndësishme që e bëjnë sezonin e ri të Serie A një kapitull krejt të ri, ku taktikat dhe emrat e rinj do të përcaktojnë fatet e kampionatit.

NAPOLI

Kampionët në fuqi, kanë qenë protagonistët më të mëdhenj të merkatos. De Laurentis i ka dhënë Kontes një skuadër fleksibël, e aftë të përshtatet me shumë sisteme. Hojlund në sulm sjell dinamizëm të ri, ndërsa Bojkema në mbrojtje lejon kalimin në një linjë me tre. Mesfusha me Elmas e lojtarë të tjerë e bën Napolin një ekip të paparashikueshëm.

INTER

Interi ka ndryshuar trajner dhe ka forcuar cilësinë, sidomos në mesfushë. Edhe pse mos finalizimi i tratativës për afrimin e Lukman është një goditje, blerjet si Esposito, Suçiç, Diuf dhe mbrojtësi me përvojë Akanzhi japin garanci. Përveç mbrojtjes me 3, Kivu ka mundësi të alternojë edhe të tjera skema nga 4-2- 3-1 deri në eksperimente me dy trekuartistë apo madje 4- 2-4.

JUVENTUS

Juventusi ka ruajtur Vlahoviçin dhe ka shtuar Zhegrova, Dejvid e Openda. Tudor duhet të rishikojë idetë e tij taktike, pasi ka shumë alternativa në sulm dhe mundësi për lojë me dy sulmues e një mbështetës si Yildiz. Një luks i rrallë për bardhezinjtë që shpesh kanë vuajtur mungesën e opsioneve. Vlahoviç, Dejvid, Koinsesao, Zhegrova, Ildiz e Openda do të garojnë ndaj njëri tjetrit për 3 vende në formacion, ç’ka do ta bëjë akoma të forte konkurrencën brenda skuadrës.

MILAN

Milan ka befasuar me goditjet e fundit: Rabiot dhe Nkunku. Alegri ka tani një mesfushë të pasur me Modriç, Fofana, Riçi e Jashari, ndërsa në krahë qëndrojnë Pulisiç e Leao. Skuadra ka potencial për të luajtur si me tre, ashtu edhe me katër mbrojtës, me fleksibilitet të madh përpara. Igli Tare dhe stafi tij kanë bërë një punë të shkëlqyer, ndërsa tani i takon teknikut Alegri të formojë 11 e duhur për të shkuar sa më lart këtë sezon.

ROMA

Roma e Gasperinit nuk arriti të mbyllë goditjet e mëdha, por mbetet e rrezikshme me DIbala, El ShaaraUO, SoulE dhe bomberin Dovbik. Ndërkohë mbetet për tu pare se çfarë do të sjellë afrimi në sulm i Ferguson.

Të tjerët…

Lacio, pa angazhime evropiane, do të ketë më shumë kohë për t’u përgatitur. Bolonja forcoi krahun me Rove, ndërsa Atalanta ka afruar teknikun Juriç dhe një Musah të gatshëm për të sjellë ekuilibër. Fiorentina ka marrë Lamptey dhe Nikolusi Kaviglia, duke rritur alternativat për Piolin, që mund të zgjedhë edhe lojë me dy sulmues. Ndërkohë Komo, me Moratën, Diego Carlosin dhe rikthimin e Nico Paz, ka ndërtuar një skuadër që synon të befasojë, e udhëhequr nga vizioni i Cesc Fàbregas. Në përfundim, Serie A 2025-26 nis me shumë risi. Skuadrat kryesore kanë ndryshuar në mënyrë të thellë, duke sjellë një kampionat më të paparashikueshëm se kurrë. Një sezon ku çdo javë mund të rezervojë surpriza.