Sport

Sevilla transferon ish-sulmuesin e Interit dhe tërhiqet nga Bajrami, yllit të Kombëtares i hapet rruga drejt Serie A!

Fantazisti i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami mund të ketë rrugën e hapur drejt Serie A pas fundit të interesit të Sevillës, që ka nënshkruar tërësisht Alexis Sánchez nga Udinese në ditët e fundit të merkatos.

LEXO EDHE: Disa ndryshime në listën e Kombëtares, vjen Shpendi por një lojtar lë kuqezinjtë për Zvicrën!
Bajrami gjendej poshtë në hierarkinë e Rangers nën drejtimin e Rusell Martin, duke kërkuar një transferim në orët e fundit të merkatos për të siguruar më shumë minuta loje.

Fillimisht, Sevilla dhe Udinese ishin të interesuar për shërbimet e tij, por pas arritjes me Sanchez, klubi spanjoll tërhoqi interesin për Bajramin, duke i hapur rrugë klubit italian për të shfrytëzuar rastin.

LEXO EDHE:  ZYRTARE/ Ten Hag shkarkohet pas vetëm tre ndeshjesh nga Leverkusen, klubi tregon kush do i drejtojë në vazhdim!

Tani Udinese duket të jetë destinacioni më i mundshëm për Bajramin, i cili mund të marrë një rol më të rëndësishëm dhe të zëvendësojë boshllëkun e lënë nga Sánchez. Ende mbetet të shihet nëse negociatat do të finalizohen në orët e fundit të merkatos, por perspektiva e transferimit duket e favorshme.