Horoskopi

Sezoni i Virgjëreshës sjell fat dhe mundësi – ja tre shenjat më të favorizuara të horoskopit!

Nga 22 gushti deri më 21 shtator 2025, sezoni i Virgjëreshës ndikon tek të gjitha shenjat e horoskopit, duke i nxitur të bëhen më të përgjegjshëm, të organizuar dhe të përqendruar te vetja.

Por, sipas astrologëve, për tre shenja të caktuara kjo periudhë do të jetë veçanërisht e bekuar me fat, mundësi të reja dhe zhvillim personal.

Virgjëresha

Për këtë shenjë, ky është momenti ideal për të shkëlqyer. Energjia e sezonit u jep mundësinë të përmirësojnë versionin e tyre më të mirë, ndërsa ndikimi i Saturnit i kujton rëndësinë e kufijve dhe përgjegjësive.

Nga ana tjetër, Jupiteri hap dyert për shërim dhe përparim. Eklipsi i Hënës së Plotë në Peshq më 7 shtator mund të sjellë tensione në marrëdhënie, por shërben si mësim për të ecur me hapa të sigurt dhe të qëndrueshëm.

Deri në fund të periudhës, Virgjëreshat pritet të kenë më shumë qartësi dhe të marrin role udhëheqëse.

Demi

Demi përjeton një rilindje emocionale dhe një pastrim të brendshëm. Kjo periudhë sjell hapje ndaj dashurisë dhe mundësi të reja për beqarët.

Hëna e Re më 23 gusht sinjalizon një fillim të freskët, ndërsa hyrja e Afërditës te Luani më 25 gusht i frymëzon për të ndërtuar stabilitet emocional.

Miqësitë dhe marrëdhëniet shoqërore marrin një kthesë serioze më 1 shtator, ndërsa eklipsi i 7 shtatorit ndihmon në mbylljen e plagëve të së kaluarës dhe hapjen e një kapitulli të ri.

Bricjapi

Në aspektin financiar, Bricjapi është shenja që përfiton më shumë nga ky sezon. Nga 25 gushti, ndikimi i Venusit përballë Plutonit e ndihmon të menaxhojë me kujdes burimet dhe të ndërtojë plane të qëndrueshme për të ardhmen.

Jupiteri sjell harmoni në marrëdhënie dhe i motivon për bashkëpunime produktive. Hëna e Re më 23 gusht u hap rrugën për eksperienca të reja, ndërsa eklipsi i 7 shtatorit shton krijimtarinë dhe i orienton drejt qëllimeve të tyre personale.

Astrologët theksojnë se pavarësisht vështirësive që mund të hasen, Virgjëresha, Demi dhe Bricjapi do të jenë shenjat më të favorizuara gjatë këtij muaji, duke përfituar nga energjitë pozitive për dashuri, karrierë dhe zhvillim personal.