Celebrities Gossip Showbiz

Ylli i “American Pie” surprizon fansat në OnlyFans, vendimi i papritur në moshën 52-vjeçare!

Aktorja Shannon Elizabeth, e njohur për rolin e saj si Nadia në filmin e famshëm “American Pie”, ka hapur një profil në platformën OnlyFans, duke shënuar një kthesë të re në karrierën e saj.

52-vjeçarja prej vitesh është tërhequr nga Hollywood-i dhe jeton në Afrika e Jugut, ku merret me aktivitete bamirësie në mbrojtje të kafshëve dhe natyrës.

Me këtë hap të ri, Elizabeth shprehet se synon të ketë më shumë kontroll mbi imazhin e saj dhe të krijojë një lidhje më të drejtpërdrejtë me fansat.

Sipas saj, platforma i jep lirinë për të ndarë përmbajtje sipas kushteve të veta dhe për të treguar një anë më personale, që publiku nuk e ka parë më parë.

Aktorja e konsideron këtë si një “kapitull të ri” në jetën dhe karrierën e saj, duke theksuar se dëshiron të eksplorojë forma të reja komunikimi me audiencën.

Elizabeth ka folur edhe për ndikimin që pati roli i saj në “American Pie”, duke pranuar se ai e bëri të famshme, por njëkohësisht ndikoi në mënyrën se si publiku e perceptonte. Ajo theksoi se, ndonëse ai rol ishte vendimtar për karrierën e saj, në jetën private është shumë ndryshe nga personazhi që ka interpretuar.

Ky vendim ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke rikthyer në vëmendje figurën e saj pas një periudhe të gjatë larg vëmendjes së mediave.