Bota

SHBA-BE arrijnë marrëveshje për të shmangur luftën tregtare

Amerikë-BE arrijnë marrëveshje për të shmangur luftën tregtare.  Këtij qëllimi i shërbeu vizita në Uashington e kreut të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, i cili takoi Presidentin Donald Trump.  Në përfundim të bisedimeve mbi dy orëshe në Shtëpinë e Bardhë, u ra dakort që palët të nisin një fazë të re të marrëdhënieve dhe për të punuar së bashku drejt zero tarifave dhe barrierave.