Senati Amerikan arriti një marrëveshje dypartiake për t’i dhënë fund mbylljes, por vetëm për tre muaj. Lajmin e japin burime të cituara nga CNN. Qeveria federale do të financohet deri më 30 janar dhe negociatat do të vazhdojnë ndërkohë.
Akordi përfshin gjithashtu ripunësimin e të gjithë punonjësve të pushuar nga puna gjatë mbylljes. Kjo duhet të lejojë edhe një kthim në trafikun normal ajror, i cili ishte në rrezik të ndërprerjes totale në orët në vijim.
Sipas marrëveshjes, votimi për Obamacare është ndarë e do të zhvillohet në dhjetor. Marrëveshja dypartiake e arritur në Senatin e SHBA-ve përfshin po ashtu një masë për të cilën demokratët ishin veçanërisht të interesuar: ripunësimin e punonjësve federalë të pushuar nga puna gjatë mbylljes.
Për më tepër, përcakton që punonjësit në leje të detyruar do të marrin pagë retroaktive. Projektligji për shpenzimet afatshkurtra e ndalon Zyrën e Menaxhimit dhe Buxhetit të zbatojë pushime të mëtejshme masive nga puna, deri më 30 janar të vitit 2026.